Deçani fiton dramën ndaj Vëllaznimit, derbi vendoset në minutat e fundit

Deçani fiton dramën ndaj Vëllaznimit, derbi vendoset në minutat e fundit

26/10/2026 11:37

Deçani fiton dramën ndaj Vëllaznimit, derbi vendoset në minutat e fundit

Deçani ka triumfuar ndaj Vëllaznimit me rezultat 32:30, në derbin e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll. Skuadra vendase qëndroi vazhdimisht në epërsi, por gjakovarët e mbajtën ndeshjen të hapur deri në çastet e fundit.

Vëllaznimi u afrua në vetëm një gol në minutën e 58-të, por nuk arriti ta kompletonte rikthimin. Arbios Mushkolaj shkëlqeu për Deçanin me 14 gola, ndërsa Granit Kadiri ishte më efikasi te gjakovarët me tetë realizime.

Kjo ishte fitorja e tretë e Deçanit në këtë edicion, ndërsa Vëllaznimi regjistroi humbjen e dytë.

Galeria

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.