FITORE E MADHE E TREPÇËS NË FIBA EUROPE CUP!
21/10/2026 20:31
Trepça ka shënuar fitore në xhiron e tretë të FIBA Europe Cup, duke mposhtur skuadrën çeke Opava me rezultat 89-80 në palestrën “Minatori”.
“Xehetarët” zhvilluan një paraqitje fantastike para tifozëve të tyre, duke qenë dukshëm më të mirë gjatë gjithë takimit dhe duke fituar tre nga katër çerekët.
Ylli i mbrëmjes ishte Shawn Jones, i cili realizoi një double-double fantastik me 19 pikë e 10 kërcime, ndërsa JaCori Payne kontribuoi me 19 pikë dhe Graham shtoi 14 të tjera.
Një tjetër mbrëmje evropiane për t’u mbajtur mend në Mitrovicë! ⚒️
🌐 kosovascore.com
#KosovaScore #KBTrepça #FIBAEuropeCup #Basketball
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.