PËRFUNDON JAVA E 7-TË NË ELITËN E BASKETBOLLIT KOSOVAR

PËRFUNDON JAVA E 7-TË NË ELITËN E BASKETBOLLIT KOSOVAR

01/11/2026 21:34

Këtë fundjavë u zhvilluan ndeshjet e javës së 7-të në elitën e basketbollit kosovar, me ç'rast përfundoi edhe cikli i parë i ndeshjeve në kampionat.

Golden Eagle Ylli arriti fitore ndaj Rahovecit 029 me rezultat 93:79, duke e shfrytëzuar përparësinë në parket për të marrë dy pikët e radhes.

Bashkimi triumfoi në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 93:80, duke marrë një fitore të rëndësishme në "Shani Nushi".

Bora fitoi më lehtë se që ishte menduar në Karagaç, duke mposhtur Pejën me rezultat 88:75. Një sukses i madh për skuadrën kryeqytetase përballë pejanëve.

Ndërkohë, Trepça fitoi derbin ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 89:79, në një tjetër fitore të rëndësishme për xehetarët.

Rezultatet komplete të javës së 7-të:

Golden Eagle Ylli 93–79 Rahoveci 029
Vëllaznimi 80–93 Bashkimi
Peja 75–88 Bora Basketball
Sigal Prishtina 79–89 Trepça

https://kosovascore.com/liga/superliga-kosoves-basketboll

🌐 kosovascore.com

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.