PËSOI TRE GOLA, POR NË ITALI VLERËSOJNË PARAQITJEN E ARO MURIQIT!
19/11/2026 11:25
Arijanet Muriq u rikthye titullar te Kosova në humbjen 3:0 ndaj Irlandës, por rezultati nuk e pasqyron plotësisht paraqitjen e tij.
Mediumi italian “SassuoloNews” ka veçuar disa pritje të rëndësishme të portierit kosovar, i cili për më shumë se një orë luajti prapa një skuadre me dhjetë futbollistë.
Megjithatë, episodi i penalltisë së dytë u cilësua si njolla e paraqitjes së tij, pasi Muriq nuk e kontrolloi goditjen e Molumbyt dhe më pas shkaktoi penallti ndaj Parrottit.
🌐 kosovascore.com
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.