HISENI DHE KRASNIQI SHËNOJNË PËR BAYERNIN!
25/10/2026 11:37
Dy talentet shqiptarë, Isuf Hiseni dhe Florent Krasniqi, kanë lënë gjurmë në fitoren e thellë të Bayern U17, që e mposhti Nürnbergun me rezultat 5-0.
Të dy futbollistët shqiptarë kanë gjetur rrugën drejt golit, duke kontribuar në suksesin e skuadrës bavareze dhe duke dëshmuar edhe një herë potencialin e tyre te një prej klubeve më të mëdha të futbollit evropian.
Krasniqi po kalon një sezon pozitiv, pasi në ndeshjet e mëparshme kishte realizuar gjashtë gola, ndërsa Hiseni kishte regjistruar dy gola dhe katër asistime.
Paraqitjet e tyre janë një sinjal pozitiv për të ardhmen, teksa dy talentet shqiptare vazhdojnë rrugëtimin në akademinë e Bayern Munichut, me synimin për të bërë hapa të rëndësishëm në karrierën e tyre futbollistike.
🌐 kosovascore.com
#KosovaScore #BayernMunich #IsufHiseni #FlorentKrasniqi #Shqiptarët
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.