KUSH ËSHTË ENIS REXHEPI, TALENTI I STUTTGARTIT QË ZGJODHI KOSOVËN?

KUSH ËSHTË ENIS REXHEPI, TALENTI I STUTTGARTIT QË ZGJODHI KOSOVËN?

06/11/2026 22:27

Enis Rexhepi është një nga emrat më interesantë në mesin e tri prurjeve të reja të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor.

Sulmuesi i ri, i lindur më 12 mars 2008, ka prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe aktualisht është pjesë e VfB Stuttgartit në Gjermani.

18-vjeçari është pjesë e Stuttgartit II, skuadër që garon në 3. Liga, nivelin e tretë të futbollit gjerman, ndërsa aktivizohet edhe në garat evropiane me ekipin U19 të klubit gjerman.

Rexhepi ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij në UEFA Youth League, ku ka shënuar gjashtë gola, përfshirë tri herë ndaj Vikingut të Norvegjisë, dy herë ndaj Atletico Madridit dhe një herë ndaj Galatasarayt.

Ai ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat U17 dhe U19, por tashmë ka marrë vendimin që në të ardhmen ta përfaqësojë Kosovën.

Përzgjedhësi Franco Foda i ka besuar talentit të ri duke e përfshirë në listën e Kosovës për ndeshjet e nëntorit, ku Dardanët do të përballen me Izraelin dhe Republikën e Irlandës.

Një talent me potencial të madh, që mund të jetë një investim i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit kosovar.

🌐kosovascore.com

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.