NË STILIN E LUIS SUÁREZIT – MEDIAT IRLANDEZE KOMENTOJNË KARTONIN E KUQ TË HAJRIZIT!

NË STILIN E LUIS SUÁREZIT – MEDIAT IRLANDEZE KOMENTOJNË KARTONIN E KUQ TË HAJRIZIT!

18/11/2026 09:25

Ndërhyrja me dorë e Kreshnik Hajrizit në vijën e portës është bërë temë në mediat irlandeze, të cilat e krahasuan rastin me veprimin e famshëm të Luis Suárezit ndaj Ganës në Botërorin e vitit 2010.

Hajrizi ndali një gol të sigurt, por u përjashtua direkt dhe Irlanda fitoi penallti. Troy Parrott realizoi nga pika e bardhë, ndërsa ky moment e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes që përfundoi 3:0 për vendasit.

Një reagim instinktiv që i kushtoi shumë Kosovës në Dublin.

🌐 kosovascore.com

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.