PARFUMET NË STACIONE KARBURANTI – BECKHAM KËRKON 41 MILIONË DOLLARË!
18/11/2026 09:53
Kompania e David Beckhamit, DB Ventures, ka paditur grupin e kozmetikës Coty, duke kërkuar të paktën 41 milionë dollarë dëmshpërblim.
Sipas padisë, parfumet me emrin e ish-futbollistit dyshohet se u shitën në dyqane me zbritje dhe madje në sektorin e ofertave të një stacioni karburanti, duke dëmtuar imazhin luksoz të markës.
Coty i kundërshton akuzat dhe ka kërkuar rrëzimin e padisë. Tashmë, vendimin do ta japë gjykata në Nju Jork.
🌐 kosovascore.com/
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.