PRAPASKENA: SHQIPËRIA E DONTE TE U21, KOSOVA E FTOI DIREKT NË KOMBËTAREN A
09/11/2026 08:42
PRAPASKENA: SHQIPËRIA E DONTE TE U21, KOSOVA E FTOI DIREKT NË KOMBËTAREN A!
Sipas raportimeve, Bleon Kurtulus iu propozua përmes agjentëve si Shqipërisë, ashtu edhe Kosovës.
Shqipëria i kishte ofruar fillimisht aktivizimin me Kombëtaren U21, me mundësinë që më vonë, në bazë të paraqitjeve, të përfshihej në ekipin A.
Kosova veproi ndryshe, duke e ftuar menjëherë mbrojtësin 19-vjeçar të Malmös në Kombëtaren A për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës. Kurtulus më parë ka zhvilluar nëntë paraqitje me Suedinë U21.
🌐 kosovascore.com
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.