PRISHTINA E RE PUNON NË HESHTJE, POR REZULTATET PO FLASIN FUQISHËM!
09/11/2026 09:23
Skuadra prishtinase e mposhti bindshëm Rilindjen 1974 me rezultat 4:1, duke ia shkaktuar kundërshtarit humbjen e dytë radhazi.
Pa shumë zhurmë, por me besim dhe vazhdimësi, Prishtina e Re po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Pas 15 ndeshjeve, kryeqytetasit renditen në vendin e dytë me 10 fitore dhe 32 pikë.
Ky sukses nuk është rastësi – forma dhe rezultatet po e dëshmojnë çdo javë e më shumë!/KosovaScore
Raporti i ndeshjes: https://kosovascore.com/ndeshje/prishtina-e-re-vs-rilindja-1974/7701
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.