RILINDJA FITON ME RIKTHIM, PËRFORCON VENDIN E TRETË!

RILINDJA FITON ME RIKTHIM, PËRFORCON VENDIN E TRETË!

21/10/2026 21:18

Nga disavantazhi te fitorja bindëse, Rilindja triumfon 1-4 në Suharekë!

Rilindja ka arritur një fitore të madhe në udhëtim ndaj Suharekës, duke triumfuar me rezultat të thellë 1-4, pas një rikthimi të shkëlqyeshëm në pjesën e dytë.

Edhe pse pjesën e parë e mbyllën në disavantazh, mysafirët reaguan fuqishëm, duke përmbysur rezultatin me katër gola të shënuar nga:

⚽️ Hakimi Ouro-Sama
⚽️ Eduard Berisha
⚽️ Sunaj Hasan
⚽️ Sunaj Hasan

Me këtë fitore të rëndësishme, Rilindja e përforcon pozitën e tretë në Ligën e Parë të Kosovës, duke regjistruar 21 pikë pas 11 ndeshjeve të zhvilluara.

Bilanci i skuadrës është gjashtë fitore, tri barazime dhe dy humbje, ndërsa kjo fitore i jep edhe më shumë besim ekipit për vazhdimin e kampionatit.

🌐 kosovascore.com

#kfrilindja1974 #histori #KrenariaJone #3Pike

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.