SUPERLIGA E KOSOVËS: PËRFUNDON JAVA E 12-TË, KËTO JANË TË GJITHA REZULTATET

SUPERLIGA E KOSOVËS: PËRFUNDON JAVA E 12-TË, KËTO JANË TË GJITHA REZULTATET

01/11/2026 18:57

Java e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll ka përfunduar zyrtarisht, pas ndeshjes së zhvilluar sot në Klinë, ku Dukagjini dhe Gjilani ndanë pikët me rezultat 1:1.

Kjo xhiro solli rezultate interesante dhe ndryshime të rëndësishme në garën kampionale. Ballkani ishte skuadra më efikase, duke shënuar fitore bindëse 4:0 ndaj Drenicës, ndërsa Drita triumfoi 3:1 ndaj Vushtrrisë.

Prishtina mori tri pikë të rëndësishme në udhëtim te Llapi, duke fituar minimalisht 1:0. Ndërkohë, Malisheva dhe Feronikeli 74 u ndanë pa gola, në një përballje ku asnjëra skuadër nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Rezultatet komplete – Java e 12-të:
Ballkani 4:0 Drenica
Drita 3:1 Vushtrria
Llapi 0:1 Prishtina
Malisheva 0:0 Feronikeli 74
Dukagjini 1:1 Gjilani

🌐 kosovascore.com

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.