VALENCIA IA VË SYRIN MURIQIT – RIKTHIM I BUJSHËM NË LA LIGA?
19/11/2026 10:43
Vedat Muriqi është futur në listën e Valencias për përforcimin e sulmit gjatë merkatos së janarit, raportojnë mediat spanjolle.
Klubi nga “Mestalla” po shqyrton mundësinë e huazimit të sulmuesit kosovar, por lëvizja varet edhe nga largimi i mundshëm i Umar Sadiqit. Operacioni pritet të jetë i vështirë, pasi Muriqi po kalon formë të mirë te Fenerbahçe.
“Pirati” ka regjistruar nëntë gola dhe një asistim në 18 paraqitje zyrtare këtë sezon. Për momentin nuk ka ofertë apo negociata të konfirmuara mes klubeve.
A do të ishte rikthimi në La Liga zgjedhja e duhur për Muriqin?
🌐 kosovascore.com
Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.