VËLLAZNIMI I LECIT SYNON FITOREN E TRETË RADHAZI, GJAKOVARËT KËRKOJNË VAZHDIMËSINË!

VËLLAZNIMI I LECIT SYNON FITOREN E TRETË RADHAZI, GJAKOVARËT KËRKOJNË VAZHDIMËSINË!

30/10/2026 19:54

Vëllaznimi duket se dalëngadalë po rikthehet në formën e duhur pas një serie rezultatesh zhgënjyese.

Të shtunën, gjakovarët do të presin Mitrovicën në fushën sintetike “Shani Nushi”, me synimin e qartë për të regjistruar fitoren e tretë radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Leci vjen pas dy fitoreve të rëndësishme, ndaj 2 Korrikut në shtëpi dhe Ramiz Sadikut në udhëtim, duke mos pësuar asnjë gol në këto dy përballje.

Mbetet të shihet nëse portieri Kristian Rroku do ta ruajë portën e paprekur edhe në duelin e radhës.

Vëllaznimi aktualisht renditet në pozitën e nëntë me 17 pikë të grumbulluara në 12 ndeshje.

⚽ Vëllaznimi – Mitrovica
📅 E shtunë, 31 tetor
🕐 Ora 13:00
🏟️ Fusha sintetike “Shani Nushi”, Gjakovë

🌐kosovascore.com

Përmbajtja ekskluzive e KosovaScore.com mbrohet nga Ligji Nr. 08/L-205; kopjimi ose ripublikimi pa lejen tonë do të ndiqet ligjërisht.